
Numri i grave që kërkojnë aborte për shkak se kontracepsioni “natyror” ka dështuar, është gjashtëfishuar gjatë pesë viteve, tregon një studim i ri.
Ekspertët thanë se trendi po ushqehej nga “ngurrimi i hormoneve” në mediat sociale, duke i bërë gratë gjithnjë e më të gatshme të përdorin metoda hormonale të kontracepsionit.
Studiuesit thanë se një numër në rritje po i drejtoheshin aplikacioneve të smartfonëve që gjurmojnë periudhat, por nuk ishin të besueshme, duke rezultuar në një rritje të shtatzënive aksidentale.
Studimi shqyrtoi të dhënat nga Shërbimi Këshillues i Shtatzënisë Britanike (BPAS), për të eksploruar se cilat metoda të kontracepsionit përdornin gratë që kërkuan aborte.
Ekipi krahasoi zakonet e dhjetëra mijëra grave më 2018 dhe 2023.
Studiuesit nga Universiteti i Edinburgut zbuluan se përdorimi i raportuar i metodave të bazuara në ndërgjegjësimin e fertilitetit në kohën e konceptimit u rrit nga 0.4 për qind më 2018 në 2.5 për qind më 2023 – një rritje gjashtëfish.
Kontraceptivët hormonalë
Mosha mesatare e grave që përdorin këto metoda gjithashtu ra, nga pothuajse 30 në 27 vjeç, zbuloi analiza.
Shifrat tregojnë se përdorimi i kontraceptivëve hormonalë si pilula, minipilula, arna dhe unaza vaginale ra nga 18.8 për qind më 2018 në 11.3 për qind më 2023.
Përdorimi i implantit kontraceptiv – një shufër e vogël e vendosur nën lëkurë, e cila lëshon një hormon për të ndaluar vezoret të lëshojnë një vezë çdo muaj – ra nga 3 për qind në 0,6 për qind gjatë kësaj periudhe.
Përqindja që raportuan se nuk përdornin kontracepsion kur mbetën shtatzënë, gjithashtu u rrit me 14 pikë përqindjeje, nga 56 për qind më 2018 në 70 për qind më 2023, zbuloi analiza.
Studiuesit theksuan një ndryshim në përdorimin e kontracepsionit gjatë periudhës pesëvjeçare, nga kontraceptivët hormonalë “më të besueshëm” si pilula, në “metoda të bazuara në ndërgjegjësimin e fertilitetit”.
Këto metoda natyrale, përfshijnë gjurmimin e cikleve menstruale ose simptomat e ovulacionit, të tilla si ndryshimet në mukozën e qafës së mitrës ose temperaturën bazale të trupit, zakonisht duke përdorur aplikacione për smartphone.
Më pak i besueshëm
Kjo ndihmon për të vlerësuar dritaren pjellore të një gruaje, me çiftet që shmangin seksin në këto ditë për të parandaluar shtatzëninë.
Megjithatë, ekipi tha se këto metoda mund të jenë më pak të besueshme, me potencialin për të “rritur shtatzënitë e padëshiruara”.
Studiuesit thanë se gjetjet, të publikuara në BMJ Sexual & Reproductive Health, tregojnë një “ndryshim në përdorimin e kontracepsionit nga metodat më të besueshme hormonale të kontracepsionit, në metoda më pak të besueshme të kontracepsionit të bazuara në ndërgjegjësimin e fertilitetit tek pacientët me abort”.
Ata shtuan: “Duket se ka pasur një rritje të konsiderueshme në përqindjen e individëve që ndjekin BPAS për abort, të cilët përdorin metoda të bazuara në ndërgjegjësimin e fertilitetit, si një formë kontracepsioni dhe nuk përdorin asnjë metodë kontracepsioni.
“Kjo mund të jetë rezultat i preferencës ose mund të lidhet me vështirësitë me aksesin në metoda më efektive të kontracepsionit, në periudhat para konceptimit dhe pas abortit.”
Ndikimi i mediave sociale
U sugjerua gjithashtu se “ngurrimi i hormoneve që i atribuohet ndikimit të mediave sociale, është raportuar në vende të tjera evropiane”.
Studimi zbuloi gjithashtu se përqindja e grave që ishin shtatë javë shtatzënë ose nën kur kërkuan një abort nga BPAS ishte rritur, nga 35.6 përqind më 2018 në 59.4 përqind më 2023.
Më pak gra të moshës 25 vjeç e poshtë kërkuan një abort në vitin 2023 krahasuar me vitin 2018, zbuloi studimi.
Dr Patricia Lohr, drejtoreshë e kërkimit dhe inovacionit në BPAS, tha: “Ky studim i pacientëve me abort, tregoi një rritje të përdorimit të metodave të bazuara në ndërgjegjësimin e fertilitetit dhe një rënie në kontracepsionin hormonal.
“Kjo mund të tregojë se gratë po bëjnë zgjedhje të ndryshme kontraceptive ose nuk mund të marrin metodat që duan.
“Një sondazh i veçantë i BPAS-it në popullatën e përgjithshme, zbuloi se gati gjysma e grave përballen me pengesa për të hyrë në kontracepsion, të tilla si pritjet e gjata për takime, të cilat kufizojnë aftësinë e tyre për të zgjedhur metodat që funksionojnë më mirë për to.
“Bëni zgjedhjet e duhura për ta”
“Në këtë kontekst, aborti mbetet një opsion jetik, qoftë si një mbështetje kur kontracepsioni dështon ose si një alternativë kur kontracepsioni është i padisponueshëm ose i papërshtatshëm. Sigurimi i aksesit në kujdesin për abortin, është thelbësor për të mbështetur gratë në marrjen e zgjedhjeve që janë të duhura për to.
“Në të njëjtën kohë, është jetike të shtyhet për metoda kontraceptive moderne, inovative që përshtaten në mënyrë të përsosur në jetën e grave dhe adresojnë shqetësimet rreth efekteve anësore.
“Gratë meritojnë një gamë të plotë opsionesh që plotësojnë nevojat e tyre pa kompromis.”/ The Telergraph.