Autoritetet në Neë York kanë shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha uji në rrugë e kudo, duke sjelll vështirësi të mëdha për qytetarët.
Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë përmbytur, ndërsa së paku një terminal në Aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, para se të rihapej më vonë.
“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Kathy Hochul.
“Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, shkroi ajo në X, rrjetin social të njohur si Tëitter më parë.
Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurtë dhe të mos tentojnë të udhëtojnë nëpër rrugët e bllokuara nga uji.