
Vetëm dy ditë pasi u zbulua se Machine Gun Kelly dhe Megan Fox ishin ndarë, ai ndau një mesazh të fshehtë për “dikë të veçantë”.
Këngëtari shkoi në Instagram Story të enjten për të postuar interpretimin e tij pop-punk të “Last Christmas” nga speciali “A Motown Christmas” i NBC. Duke shtuar një emoji zemre të fashuar, ai shkroi : “Jepja dikujt special”.
Teksa mbante në skenë një kitarë të kuqe, MGK këndoi: “Last Christmas, I gave you my heart but the very next day, you gave it away.” “This year, to save me from tears,” ai vazhdoi, “I’ll give it to someone special.” Është e paqartë nëse shfaqja është filmuar para apo pas ndarjes së tij nga Fox.
Vetëm disa javë pasi Fox njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj dhe të MGK-së, Page Six mësoi se ata u ndanë në fundjavën e Falenderimeve pasi ajo “gjeti në telefonin e tij mesazhe që përfshinin gra të tjera”.
Një burim tregoi se nëna e ardhshme, gjithmonë “kishte probleme besimi” me MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, “për shkak të sjelljes së kaluar”.
Ajo shpresonte të “rindërtonte besimin e saj me Colson dhe ishte e emocionuar për të rritur familjen e tyre së bashku”, por gjithçka ndryshoi sapo ajo pa mesazhet. “Megan është një grua e fortë, e pavarur dhe nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj”, shtoi burimi.
Dyshja u fejuan në vitin 2022, por romanca e tyre mori një kthesë të trazuar në vitin 2023 mes spekulimeve për tradhëti.
Aktorja e “Jennifer’s Body” foli për marrëdhënien e tyre në “Call Her Daddy” në mars, duke konfirmuar se i kishin dhënë fund fejesës.
Fox ishte martuar më parë me yllin e “Beverly Hills, 90210”, Brian Austin Green, 51 vjeç, nga viti 2010 deri në 2021. Ata kanë tre fëmijë: Noah, 12, Bodhi, 10 dhe Journey, 8 vjeç.
bal