ShowBizzz

Miku i Besit me deklaratë të fortë për Xhensilën

Nuk kanë fund ironitë dhe kunjat në distancë pas ndarjes së aktorit të njohur të humorit Bes Kallkau dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Mirëpo kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku I ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci.

Ky I fundit lë të kuptohet se e kishte kuptuar fatin e trishtë të marrëdhënies së çifit, teksa ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngës ‘Mosmirënjohja’ të Bes Kallakut dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se I dedikohet totalisht ndarjes së çifitit.

Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan ai në një Insta Story.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht.

Një ditë më pas, Xhensila iu kundërpërgjigj ish-partnerit përmes një postimi të bërë në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”, ku ndër rreshta shkruhej: Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh.



lokimagazine