Lajme

Milaim Zeka publikon mesazhet: Naim Murseli thotë se Pacolli i ka dhënë 30 mijë euro

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Kosovë, ku Liridona Ademaj u vra me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të Naim Murselit. Në këto mesazhe 33-vjeçari duket se i kërkon para borxh një të huaji, ndër të tjera shprehet se Behgjet Pacolli i ka dhënë hua 30 mijë euro.

Ndër të tjera, analisti ka analizuar dhe deklaratat e dhëna nga babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, i cili ka ndryshuar qëndrim.  Zeka shkruan se ai po tenton të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm, pavarësisht se mediat në Kosovë dhe Shqipëri raportojnë se 33-vjeçari ka pranuar krimin.

 “Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter.

Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme.

Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta.

E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.

Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit.

Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen.

Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”,shkruan Zeka.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo