Lajme

Milatoviç: Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin problemin, i pengon për në BE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç gjatë qëndrimit të tij në Berlin në një intervistë për DË, ka folur edhe për procesin e zgjerimit dhe problemet me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se synimi i Malit të Zi është që të jetë anëtar i besueshëm i NATO-së dhe që të hyjë në BE dhe kultivojë raportet fqinjësore.

Milatoviç ka thënë se do të ishte pozitive nëse BE-ja më në fund lëviz në drejtim të zgjerimit, duke përkujtuar se anëtari i fundit  është pranuar më shumë se dhjetë vjet më parë (Kroacia në vitin 2013) dhe se ndërkohë janë bërë shumë hapa pozitivë në Ballkan.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe tensionet mes vendeve, ku duke thënë se shpreson që dy shtetet ta zgjidhin një problem të tillë që pengon rrugën drejt BE-së.