Lajme

Miliona euro dëm shetit, Gjykata pranon kërkesën e Gjokutajt për ndarjen e çështjes

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Fianancave, Arlind Gjokutaj për ndarjes e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa për dy të tjerët, Alban Rulin dhe Ilir Thanan është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, u arrestua në janar të vitit 2023 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zvëndësua dy herë masa e sigursisë, nga arrest me brug ai u la në arrest shtëpie dhe më pas me detyrim paraqitje.

Në pranga ranë edhe dy drejtorë të kësaj ministrie, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik Fatmir Hoxhaj, ku ndaj këtij të fundit së fundmi Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për pushimin e çështjes.

Hetimi kishte nisur nga Prokuroria e Tiranës disa muaj më parë pas ndalimit të shtetasit Ilir Thana dhe sekuestrimin e rreth 220 milionë lekëve që ai dyshohet se i kishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga buxheti i shtetit si kompensim për një ndërtesë të privatizuar në Tiranë.

Në total, dëmi që llogaritet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit shkon në rreth 1.2 milionë euro. Në këtë mashtrim, Ilir Thana dyshohet se u ndihmua nga zyrtarët e lartë të ministrisë së Financave. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë.