Lajme

Militanti palestinez futet në shtëpinë e tezes së ministrit izraelit, i lë armën në dorë dhe shkrep foto me të

Teksa e gjithë bota “zien” për luftën që ka nisur mes Palestinës dhe Izraelit, duket se militantët e grupit Hamas e kanë marrë me sportivitet.

Në një foto të publikuar nga personazhi mediatik shumë e njohur mes palestinezëve, Hareem Shah, shihet një prej militantëve palestinez përkrah tezes së Ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant.

Mbi 2,000 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite, dhe persona të armatosur të Hamasit depërtuan në shumë qytete dhe fshatra izraelite.  Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Luftimet janë ende në vazhdim në jug të Izraelit, ndërsa deri tani raportohet për 198 viktima e 1600 të plagosur.

Marrë nga Hareem Shah në Twitter,©Credits twitter.com/_Hareem_Shah