Lajme

Ministrat arabë fillojnë turneun ndërkombëtar për armëpushimin në Gaza

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan njofton se të hënën nga Kina do të nisë turneu ndërkombëtar për të këkruar armëpushim në Gaza.

Ministrat do të vizitojnë edhe kryeqytete të tjera të ndryshme pas Kinës për të përcjellë një mesazh të fortë për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, vuri në dukje ministri saudit.

Duke folur për gazetarët pas takimit, ai tha se pavarësisht marrëveshjes së bashkësisë ndërkombëtare për rëndësinë e paqes, ende nuk po i kushtohet vëmendje e mjaftueshme nevojës për një armëpushim të menjëhershëm.

“Ne shpresojmë që në një moment do të jemi në gjendje të rifillojmë përpjekjet për paqe të qëndrueshme me krijimin e një shteti palestinez që do të sigurojë siguri për të gjithë ne në rajon, por prioriteti tani është t’i japim fund luftimeve”, tha ai.

Ai shtoi se të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar që t’i japim fund këtyre luftimeve dhe vuajtjeve të civilëve që shohim çdo ditë në Gaza pas bombardimeve të vazhdueshme izraelite.