Lajme

“Ministrat i zgjedh unë, askush tjetër”! Rama u përgjigjet aludimeve për shantazh nga Balluku në Asamblenë e PS-së

Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj aludimeve për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij, veçanërisht sa i përket zgjedhjes së ministrave dhe emërimeve në administratën publike.

Rama ka kundërshtuar atë që e cilësoi si një legjendë të ngritur për shantazhin e pretenduar të Ballukut ndaj tij, duke theksuar se askush nuk e mban peng dhe se përzgjedhja e ministrave është kompetencë e tij personale.

“Ju keni ngritur një legjendë se mua më mban peng dhe më bën shantazh Balluku. Mua nuk më mban peng askush dhe ministrat i zgjedh vetë, ndërsa drejtoret i zgjedhin ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë diskutimeve.

Në këtë mënyrë, Rama ka kundërshtuar pretendimet për një ndikim të pakontrolluar të Ballukut në emërimet dhe vendimmarrjen brenda qeverisë, duke e vendosur përgjegjësinë për zgjedhjen e ministrave dhe drejtimin e strukturave politike në hierarkinë përkatëse të Partisë Socialiste.

Të Ngjashme