Ministri i Francës për Evropën, Benjamin Haddad ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare.
Ai është pritur nga Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj.
Zulfaj ka thënë se Kosova dhe Franca janë në një linjë dhe aleatë.
Haddad të hënën do të pritet nga kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ku bashkë më ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murtati do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.
Takimi do të zhvillohet më 27 korrik 2026, në ora 09:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
