Lajme

Ministri Murati publikon statistikat: Gjatë qeverisjes Kurti paga mesatare është rritur për 53 %

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një tabelë në të cilën thotë e paraqitet rritja e pagës mesatare e ndodhur përgajtë viteve të qeverisjes së Kurtit.

Sipas Muratit, pagat janë rritur për 53 %.

Postimi i plotë:

Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti

Agjencia e Statistikave të Kosovës dje ka publikuar të dhënat më të fundit për pagën mesatare në vend, e cila për vitin 2025 ka shënuar vlerën 713 euro bruto.

Kjo përkthehet në rritje prej 247 euro apo 53% nëse e krahasojmë me nivelin që e kemi gjetur në fillim të mandatit (2020-2025).

Kurse për periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti (2014-2019), paga mesatare në vend ishte rritur vetëm 74 euro apo 18%.

Thënë ndryshe, rritja e pagës mesatare me Qeverinë Kurti ka qenë 3-fish më e madhe sesa me qeveritë Mustafa e Haradinaj. Këtë e thonë të dhënat zyrtare të ASK-së. 

Prandaj i lus edhe mediat dhe analistët nëpër studio, që sa herë të flasin për rritje pagash, t’u referohen statistikave konkrete e zyrtare, sepse kjo e bën shumë më të lehtë mirë-informimin e qytetarëve.

Të Ngjashme