Lajme

Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për solidaritetin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Oana Țoiu, ka falënderuar ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, për solidaritetin e shprehur ndaj Rumanisë pas sulmit me dron rus në Galați, ku u plagosën civilë dhe u shkel hapësira ajrore rumune.

“Faleminderit për solidaritetin tuaj”, ka shkruar Țoiu në platformën X, duke iu përgjigjur reagimit të Konjufcës.

Konjufca kishte deklaruar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Rumaninë pas sulmit me dron rus në Galați, i cili plagosi civilë dhe cenoi hapësirën ajrore të Rumanisë.

“Në një kohë kur siguria e Evropës po përballet me kërcënime në rritje, respektimi i sovranitetit dhe i së drejtës ndërkombëtare mbetet thelbësor”, kishte shkruar ai./teve1.info/

Të Ngjashme