Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka gjobitur përsëri KEDS-in me 110 mijë euro, nuk kuadër të verifikimit të njehsorëve elektrikë.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se edhe gjatë muajit maj ka vazhduar verifikimi i njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Ministris
ë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
“Sipas të dhënave nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, nga verifikimet e realizuara është konstatuar se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të validitetit, 2 njehsorë kanë rezultuar me miratim tipi të tërhequr, ndërsa 30 njehsorë kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë. Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110,000 euro. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar. Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet nga ministria.
Ministria ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS-it edhe më muaj më parë për shkak të njehsorëve elektrikë./teve1.info/
