Lajme

MINTI njofton se ueb-faqja e Konsumatorit, është bërë cak i sulmit kibernetik

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar  se uebfaqja konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik.

Përmes një njoftimi, MINTI bëri të ditur se ueb-faqja është sulmuar gjatë ditës, ndërsa aktualisht po punohet për rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të saj.

“Ju informojmë se para pak minutash, ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net ka qenë cak i një sulmi kibernetik. Deri në rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të ueb-faqes, ju lutemi që ankesat dhe kërkesat tuaja t’i drejtoni përmes këtyre kanaleve:
-Email: [email protected]
-Viber: +383 (0) 46 311-000
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbetemi në shërbimin tuaj”, thuhet në njoftimin e MINT.

Të Ngjashme