Lajme

Miqësia që u kthye në dashuri, Eneda Tarifa dhe basketbollisti shfaqen bashkë: Nuk i bëhet qejfi njeriu

Një ndër çiftet më të komentuara gjatë muajve të fundit padyshim që ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa dhe basketbollisti Gent Lasku. Ndonëse mediet kanë qenë “të uritura” për të marrë sa më shumë informacione lidhur me marrëdhënien e tyre, Eneda dhe Genti kanë preferuar të qëndrojnë sa më larg vëmendjes së portaleve rozë dhe të shijojnë dashurinë e tyre.

Por, së fundmi kanë ‘ndryshuar mendje’ dhe ka qenë Aldo, ai i cili ka marrë intervistën e parë nga çifti i shumë përfolur. Mëngjesin e sotëm për “ Aldo Morning Show” , Eneda dhe Genti kanë treguar historinë e tyre të bukur të dashurisë. Fillimisht ata ishin shokë dhe më pas kuptuan që ndjenin për njëri-tjetrin.

Pjesë nga intervista:

Aldo: Sa kohë keni bashkë dhe si ndodhi njohja? Ku e gjetët?

Eneda Tarifa: Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze…

Gent Lasku: Ashtu?

Eneda Tarifa: Që të tjerët nuk e kanë besuar…

Aldo: Edhe të ngacmoka ë?

Eneda Tarifa: Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa i përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.

Aldo: Si e pritën njerëz tuaj të afërm këtë lloj… njerëzit që ju rrethojnë përditë, qoftë të punës, të fisit?

Eneda Tarifa: Si e pritën…, nuk ka ndonjë çudi.

Gent Lasku: Ne ishm shokë.

Eneda Tarifa: Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria.

Aldo: Ah keni qenë shokë përpara?

Gent Lasku: Njiheshim.

Eneda Tarifa: Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan.