ShowBizzz

Mira Konçi dhe e bija me pushime në Shqipëri, por a u takuan me Shpëtim Saraçin?

Mira Konçi dhe e bija, Era Saraçi janë mjaft aktive këto ditë në rrjetet sociale. Kjo pasi nënë e bijë ndodhen me pushime në Shqipëri e ditët e fundit në bregdetin e jugut.

Por a është takuar këngëtarja dhe vajza me Shpëtim Sraçin?

Kjo gjë nuk duket të ketë ndodhur, të paktën nga postimet në Instagramin e tyre.

Së fundmi lajm për ndjekësit krijoi fakti që Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”.

TS Poll - Loading poll ...

Bukuroshja publikoh herë pas here foto me të ëmën, ku nuk mungojnë dedikimet speciale e të ndjera. Por nuk ndodh e njëjta gjë me të atin, Shpetim Saraçi, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë në rrjetet e saj sociale.

Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre. /albeu.com/