Miran Ramadani është bërë një nga influencerët më të njohur në vend. Në shumë video të tij, ai ka përfshirë edhe gjyshen, duke e shndërruar atë në një personazh viral dhe të dashur për publikun.
Pas Miranit, edhe shumë influencer të tjerë i kanë përfshirë nënat dhe gjyshet në videot e tyre. Mirani ka reaguar përmes një fotografie nga vetura, ku shihet bashkë me gjyshen e tij dhe krahas fotos shkruan: “Na jena originalli!”, shkruan “Kosovarja”.
Marrëdhënia e Miranit me gjyshen është bërë pjesë e rregullt e përmbajtjes së tij në rrjetet sociale, ku ajo është shfaqur në disa prej videove të tij.
Këtë herë, ai ka zgjedhur një fotografi të përbashkët për të përcjellë mesazhin e tij, duke e shoqëruar imazhin me vetëm pak fjalë.
