Lajme

Miratohet leja e parë e Paketës së Maleve, Rama: Kjo është “Paketa e trashëgimtarëve”. Tani e marrin pronën me ligj, jo vetëm me zakon

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë në kuadër të Paketës së Maleve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se përfituesi i parë është familja Hasani nga Thethi, e cila synon të investojë kursimet e saj në vendlindje, duke ringritur pronën e trashëguar dhe zhvilluar aktivitet në fushën e agroturizmit dhe bujqësisë.

NEWS  Qeveria miraton modelin e ri për organizimin dhe llogaridhënien në administratën shtetërore“Sot kaloi, u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri.

Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”, shkruan Rama.

NEWS  Arben Malaj në mbështetje të kauzës së Zvërnecit, ish-ministri i Ramës pas protestës vendos dorezat dhe pastron bulevardin nga mbeturinat

Të Ngjashme