Lajme

“Mirëmëngjes ma…”, vjehrra zbulon mesazhet e fundit me nusen që vrau veten

Sajmira Drajçi është vjehrra e 18-vjeçares nga Fier-Shegani i Lushnjës, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë në spital, pasi u vetëhelmua me fostoksinë.

Sipas policisë vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar. Por vjehrra e të resë fatkeqe pretendon të kundërtën. Ajo tha sot për gazetarët se djali e saj e mbante me gjithë të mirat nusen dhe se punonte që mos t’i mungonte asgjë.

Vjehrra e 18-vjeçares
Vjehrra e 18-vjeçares

Sipas saj nusja i ka dhënë fund jetës për shkak të disa ngarkesave nga shkolla, duke shfajësuar në këtë mënyrë të birin, i cili po hetohet në gjendje të lirë nga Policia.

“Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë”, tha vjehrra për gazetarët.

18-vjeçarja që u vetëhelmua me fostoksinë dhe i fejuari i saj 24 vjeç
18-vjeçarja që u vetëhelmua me fostoksinë dhe i fejuari i saj 24 vjeç

Teksa mbron me “mish e me shpirt” djalin e saj, Sajmira zbuloi sot mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me nusen e ndjerë. Ajo thotë se hera e fundit që ka folur me nusen ka qenë të enjten në mëngjes, pra pak orë para se 18-vjeçarja të konsumonte fostoksinë.

Biseda:

Vjehrra: Mirëmëngjesi a je mirë?

Nusja: Mirëmëngjes ma…njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Vjehrra: Nga ato (se është muhabet grash) .

Nusja: Do shkoj në shkollë dhe do vi

Vjehrra: Mir (thirrje të humbura).

Lexo edhe: Nusja vrau veten me fostoskinë, flet vjehrra: E mbanim në pëllëmbë të dorës

Lexo edhe: 18-vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë pas debateve me burrin, vdes në spital

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo