ShowBizzz

Mis Shqipëria 2024, Klea Llagonia rrëmben kurorën e më të bukurës shqiptare

Klea Llagonia është kurorëzuar Miss Shqipëria 2024. Eneida Muçaj u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë, ndërsa Rebeka Cani u shpall shoqëruesja e dytë.

Edicioni i 26 i këtij kompeticioni u përmbyll me një mbrëmje magjike, organizuar në kalanë e Peqinit. Nën moderimin e Drita Zirit dhe Ermal Peçit, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione.

Gjatë mbrëmjes skena gjithashtu u elektrizua edhe nga tingujt e muzikës shqiptare nga këngëtarë të mirënjohur si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Stresi dhe Argjend Gjigja.



bal