Lajme

Misteri në Konispol, zbulohet se kujt i përket koka dhe trupi i gjetur në Xarrë

Zbardhet misteri me trupin dhe kokën e gjetur një ditë më parë pranë varrezave në fshatin Xarrë të Konispolit. Trupi i pajetë i cili u gjet i dekompozuar është i një 53-vjeçari nga Elbasani.

Viktima është identifikuar me emrin Adnant Jaupi. Sipas BallkanWeb 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.

53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.

Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Lajm ne perditesim