Lajme

Mitostakis “braktiset” nga Rishi Sunak, “shpërthen” kryeministri grek

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ashpër pasi homologu i tij britanik, Rishi Sunak, anuloi takimin e planifikuar mes tyre për këtë të martë në Londër. Shkak për anulimin e këtij takimi është bërë një mosmarrëveshje diplomatike mbi skulpturat e Partenonit.

“Shpreh keqardhjen që kryeministri britanik anuloi takimin e planifikuar mes nesh, vetëm disa orë para se ai të mbahej. Qendrimet e Greqisë për çështjen e skulpturave të Partenonit janë të mirënjohura. Shpresoja t’i diskutoja ato me homologun tim britanik. Cilido që beson në drejtësinë e qendrimeve të veta nuk ka frikë kurrë të përballet me argumente,” tha ai.

Greqia i ka kërkuar shpesh Muzeut Britanik që të kthejë skulpturat 2500-vjeçare që diplomati britanik Lord Elgin mori nga tempulli i Partenonit në fillim të shekullit të 19-të kur ai ishte ambasador në Perandorinë Osmane.

Më herët, një zëdhëns i kryeministrit Sunak tha se Britania nuk e kishte plan që t’i kthente skulpturat.