Lajme

Miu filmohet në korridoret e Spitalit të Traumës, pamjet ngrenë shqetësime (Video)

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video që zbulon kushtet skandaloze higjeno-sanitare në spitalin e Traumës.

Është e papranueshme që në një qëndër universitare ku ka pacientë të plagosur, të operuar dhe me imunitet të dobët, të bëjnë xhiro minjtë të cilët janë burim virusi.

Gazetari thekson se Drejtoria e Spitalit të Traumës duhet të sqarojë se kur është kryer deratizimi i funit (dezinfektim).

“Miu në një nga kooridoret kryesore të Spitalit të Traumës. Kjo ngre dyshime serioze mbi kushtet higjeno-sanitare të atij spitali. Një brejtës është burim infeksioni, me viruse e baktere që mund të mbarti. Dhe ku, në një qëndër universitare ku ka pacientë të plagosur, të operuar, me imunitet të dobët. Kjo më duket shumë serioze.”- shprehet gazetari.

Të Ngjashme