Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore.
ndjen një shtrëngim në gjoks, një ndezje të kraharorit, padiskutim që duhet të shkojë tek mjeku dhe të bëj ekon e zemrës, dhe të ndryshojë dietën ushqimore” shpjegoi ai për Report TV.
Kolesteroli i lartë në gjak sjell një sërë problematikash, duke përfshirë edhe një ndikim në tensionin e lartë. Përpos bimëve medicinale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ai sygjeroi edhe bimë që ndihmojnë në uljen e tensionit.
“Mund të themi që molla e egër e cila përmban me shumicë acidin malik dhe nëse e përdorim si çaj do të përfitojmë një freskim të arterieve, fillojmë të forcojmë muskulaturën e zemrës. Duhet të konsumojnë në gjellën e drekës 1 lugë gjelle uthull” .
Nëse kemi tension të lartë që vjen papritur, në mënyrë të menjëhershme duhet të marrim 5-6 litra ujë të nxehtë dhe të fusim këmbët në të, një çaj me limon dhe dy thelpi hudhër dhe tensioni ulet në mënyrë të mënjëhershme, mund të marrim pak spec djegës e fusim posht gjuhës , sepse zgjeron enët e gjakut. Mund të përdorim një gotë caj hibisku, petalet e këtij trëndafili të kuq janë të mrekullueshme për të ulur tensionin në mënyrë të menjëhershme. Një lugë gjelle uthull hudhre në një gotë ujë do të ketë një rezultat të mrekullueshëm në uljen e tensionit në mënyrë të menjëhershme” këshilloi mjeku popullor.