Lajme

Mjaltë me xhenxhefil, kombinimi natyral dhe efikas kundër kollës

Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.

Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.

Një kombinim tjetër efikas kundër kollës është ai i mjaltit, xhenxhefilit dhe piperit të zi. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri.

Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë. Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit.

Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar. Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.

Përgatitja është mjaft e thjeshtë.

Zieni 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në rriska. Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhinxheri është e mjaftueshme. Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak.

Shtohet rreth 200 ml mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë. Në ditët kur imuniteti është në rënie, një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë./ Agroweb.org