LifeStyle

Mjekët psikiatër ngrenë alarmin, adoleshentët shqiptarë po vuajnë nga nervozizmi dhe ankthi

Sipas anketimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shqipëri 17% e adoleshentëve raportojnë se ndihen nervozë, të irrituar, ose me humor të keq.

10% thonë se kanë vështirësi të flenë dhe 15% raportojnë nivel të caktuar ankthi.

“Në disa raste adoleshentët dhe të rinjtë fillojnë të abuzojnë me substancat narkotike, për të mbytur dhe dominuar problematikat e shëndetit mendor, të cilat mund të jenë psikoza që fillojnë me dëgjimin e disa zërave në kokë. Pra janë disa sëmundje që fillojnë që në moshën 13-14 vjeç dhe duke qënë se ata ndihen ndryshe nga bashkëmoshatarët, kërkojnë dhe gjejnë zgjidhje tek përdorimi i substancave, duke filluar nga hashashi, kokaina, heroina dhe nënprodukte të tyre, me të cilat as ne nuk jemi njohur.

Janë abuzues të pijeve energjike dhe kafesë, që bëhen shkak për çrregullime të ankthit. Shak tjetër i shtimit të problematikave është bullizmi në shkolla, divorci i prindërve, abuzimet e ndryshme edhe ato seksuale gjithashtu.

Më shpësh po hasen psikozat tek të rinjtë, ndërsa çrregullimet e ankthit kanë qenë vazhdimisht prezente. Vetëm sot unë trajtova tre raste të rinjsh me tendenca suicidale, pra me plane për t’i bërë keq vetes”- tha mjekja psikiatre Valentina Asabella, njëherazi drejtuese e Qendrës së Shëndetit Mendor nr.2, Tiranë.

Top Channel