Shëndetësi

Mjeku i njohur Kardiokirurg tregon 2 rastet kur duhet ti drejtoheni mjekut: E para eshte shtrengim i kraharorit

Nëse keni shtrëngim të kraharorit apo therje të vazhdueshme duhet të drejtoheni te mjeku.

Profesori i asociuar dhe kardiokirurgu Selman Dumani thotë se Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbajnë numrin një në botë për nga shpeshtësia e humbjeve të jetës.

“Nuk bëjmë përjashtim nga gjithë bota. Praktikisht janë sëmundjet bazë si ajo e arterieve koronare dhe valvulat e zemrës.

Janë shkaku kryesor i vdekjeve. Shenjat kryesore janë dhimbja e gjoksit, shtrënguese ose djegëse.”

Shqetësues është fakti që ende nuk ka një kulturë sa i përket vizitës së zemrës e për këtë ai thotë që duhet të ketë më shumë reagime.

“Në përgjithësi kur themi trajtimi i sëmundjes presupozojmë trajtimin në spital.

Mendoj se duhet parandalimi dhe një vend zënë edhe mediet që të rrisin ndërgjegjësimin për shëndetin.

Kontrollet periodike janë shumë të rëndësishme për të mos shkuar në spital.”

Për mjekun më të rriskuara janë moshat e treta, por nuk përjashtohen dhe të rinjtë ndaj apelon për kujdes./Ora News