Avokati i Dervish Hasit insiston se klienti i tij nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren.
Në një intrevistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, avokati i 42-vjeçarit kirurg tha gjithashtu se e mitura nuk ka dhënë deklarime kundër Dervish Hasit.
Pjesë nga intervista:
Dervish Hasi me profesion mjek kirurg prej kohësh kishte shfrytëzuar vajzën e mitur. Hasi njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera. Ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.
Mësohet se 16 vjeçarja herë pas here shkonte në banesën e 42-vjeçarit, sakaq dyshohet se ky i fundit ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.
Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Sipas raportimeve në media familja e të miturës ka thënë se vajza e tyre ishte e bindur nga Dervish Hasi dhe se shkonte vetë te ai.
Dyshohet se Hasi e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.
Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Tre gratë e mjekut kirurg Dervish Hasi kanë zgjedhur të heshtin para hetuesve. Pavarësisht insistimit të efektivëve që ato të flasin lidhur me veprën penale që rëndon ndaj burrit të tyre të përbashkët, i cili akuzohet për shfrytëzim për prostitucion të një 16-vjeçareje, ato nuk kanë dhënë asnjë detaj për rastin.
Ndërkohë mësohet se i akuzuari Dervish Hasi ka qenë fjalëpak para policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pjesën më të madhe të pyetjeve të policisë 42-vjeçari është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen, edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.
Në pyetje nga policia është marrë edhe e mitura 16-vjeçare, e cila ka thënë se ka shkuar me dëshirë te Dervish Hasi. Sakaq deklarata e të miturës është vënë në dyshim, për rrjedhojë marrja në pyetje është ndërprerë. 16-vjeçarja do të merret sërish në pyetje në prani të psikologut.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo