LifeStyle

Mjeku: Mos pini kafe me raki që në mëngjes, mësoni të pini ujë

Padyshim që kafja me raki është një zakonet më të preferuar të shqiptarëve.

Por sa i shëndetshëm është ky zakon në ditët e nxehta të verës?
Në lidhje me këtë mjeku i urgjencës Adrian Fandi këshilloi qytetarët që të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të shmangin konsumimin e pijeve energjike dhe të alkoolit.

Mjeku u bëri thirrje qytetarëve që mos ta shoqërojnë kafen me raki në mëngjes, por me ujë.
Gjatë intervistës për Euronews Albania mjeku tha se shpesh njerëzit ndihen të dehidratuar për shkak të temperaturave të larta, ndaj ajo që është e këshillueshme është të konsumojnë sa më shumë ujë.

Ai madje bëri edhe një thirrje për të gjithë ata emigrantë që do vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri që të mësohen të pinë ujin që në mëngjes, në vend të rakisë me kafen, sipas tij e mira është që të shmanget sa më shumë konsumi i alkoolit por edhe i pijeve energjike.

“Ju që udhëtoni në Shqipëri, filloni të pini ujë që në mëngjes, jo të filloni të pini kafen dhe rakinë. Evitoni pijet alkoolike dhe pijet energjike.
Pijet energjike kur është vapë janë të dëmshme, sepse rritin të rrahurat e zemrës, por jo tensionin e gjakut. Duhet volum për të mbushur trupin me ujë jo energji”, tha mjeku Adrian Fandi.