Reperja e njohur Tayna ka reaguar pas bllokimit të këngës së saj më të re nga ish-menaxheri i saj, Rinor Hykollin.
Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës, ndërsa e quajti “mjeran” ish-menaxherin e saj, i cili sipas reperes ka përfituar nga ajo.
Reagimi i reperes
Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “shpi”. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.
Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: Nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndjeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…
Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e madhe…
I kërkoj ndjesë dëgjuesve të mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast iu ikë, pa treguar sa të vegjël janë!
Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!
Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e artistes, duke marrë klikime dhe shpërndarje që në momentin e publikimit.
Kujtojmë se në kohën e publikimit të këngëve të Taynës, Rinori bëri një postim në instastory që u mor sikur ishte një krahasim për reperen.
Ai hodhi në llogarinë e tij personale disa dele, duke bërë që shumë të mendojnë se ishte “kunj” për reperen që deri para pak kohësh ishte nën menaxhimin e tij.
lokimagazine