Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Big Brother VIP Kosova.
Aktori i njohur nga “Portokalli”, Rezi, i tha aktores nga Kosova, Gresës: “Mjerë teatrot e Kosovës që kanë kësi niveli të aktores.”
Këto fjalë shkaktuan një reagim të menjëhershëm nga Gresa, e cila dukej e prekur nga komentet e tij.
Ajo iu përgjigj: “Kjo është shumë e rëndë ta thuash, pasi nuk më ka parë asnjëherë në shfaqje, serial as film.”
Gresa shfaqi shqetësimin e saj për këtë koment, duke theksuar se ishte e padrejtë të gjykohej pa pasur një njohuri të plotë për punën e saj.
Nga ana tjetër, Rezi u shpreh se po bënte shaka dhe se komentet e tij nuk kishin për qëllim të ofendonin askënd.
Rezi thoshte se kjo është maksimumi që mund të ofendojë dikë, sepse nuk mund të shajë një femër”.
Kjo ngjarje ka hapur një debat mbi artin dhe vlerësimin e aktorëve, duke bërë që banorët dhe shikuesit të reflektojnë mbi rëndësinë e mbështetjes dhe vlerësimit të talentit në çdo vend.