ShowBizzz

Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala për shkak të Kylie Jenner

Eugenio Casnighi, një model italian tregon se u pushua nga Met Gala 2024 pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi në një Tiktok tha se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili u zhvillua dje në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork për shkak se ai gjendej pas çdo fotoje të Kylie Jenner.

“Unë u pushova nga puna për shkak se u bëra viral vitin e kaluar”, tha ai.

Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala për shkak të Kylie Jenner
“Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Kylie Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”

Arsyeja e pushimit nga puna sipas tij është absurde.

‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjitha për veten, kështu që nuk mund të punosh më atje. Na vjen keq’”, ka treguar Eugenio Casnighi, sipas së cilit është e-mail i ardhur nga organizatorët e Eugenio Casnighi.



bal