![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/modelja-63-vjecare-e-guccit-pjese-e-videoklipit-te-ri-te-yll-limanit_646cd5245ebbc.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Yll Limani ka gati projektin e ri muzikor, i cili do të publikohet brenda pak ditësh.
Në paralajmërimin e tij në rrjetet sociale, Ylli ka habitur me modelen që ka në krah, e cila do të jetë pjesë e videos së këngës.
Bëhet fjalë për modelen e njohur Inge Ladd.
63-vjeçarja numëron karrierë të bujshme pasi ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura.
Në mesin e tyre, ajo njihet më shumë si imazhi i Gucci-it.
Titulli i këngës është ‘’U kry’’ ndërsa 26 maji është zgjedhur si datë për ta prezantuar për publikun.