ShowBizzz

Modelja e njohur reagon pas arrestimit të Noizy-t dhe DJ të tij: Të lirohen, duhet të protestojmë

Reperi i njohur Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin, për rastin e dhunës në Pejë ndaj Medi Isenit.

Kosova kërkon ekstradimin e tyre, ndërkohë që vipat e Shqipërisë kanë nisur një fushatë ku kërkohet lirimi i tyre, pasi e quajnë ndalimin të padrejtë.

Një reagim së fundmi, e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që ata të lirohen.

Ajo thotë se se duhet të reagojmë në situata të tilla, kundrejt këtyre fenomeneve, madje edhe të protestojmë!

“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.

“Të lirohen djemtë e mi”, shtoi Oriola.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.