ShowBizzz

Modelja rrëfen përvojën e tmerrshme të përdhunimit në moshën shtatëvjeçare!

Katie Price ka qenë e ftuar së fundmi në ‘podcast’-in, “How To Fail With Elizabeth Day”, teksa ka rrëfyer një ngjarje tronditëse. Modelja e famshme pohon se është përdhunuar në fëmijëri, kur ishte vetëm 7 vjeçe.

“U përdhunova në park kur isha 7 vjeçe. Një herë më kishin rrëmbyer. Ndodhi që punoja me një fotograf në derën e të cilit trokiti policia. Domethënë, ai i drogonte vajzat me milkshake. Një ditë më tha: ‘Dua të jesh lakuriq me një këmishë të bardhë të lagur’ dhe unë në fillim refuzova. Më vonë pranova”, rrëfeu ajo.

Modelja rrëfen përvojën e tmerrshme të përdhunimit

Katie Price gjithashtu tregoi se i dashuri i saj i parë ka abuzuar me të dhe i dyti e ka tradhtuar,  “I dashuri i parë më rrahu, i dyti më grisi rrobat dhe më duhej ta thërrisja mamin lakuriq, më pas më tradhtoi.

Nëse nuk do të kishin qenë burrat në jetën time, nuk do të kisha falimentuar apo keqtrajtuar veten psikologjikisht. Ka të bëjë me burrat. Përdhunimi nuk më shqetësoi derisa po bëja një intervistë me Piers Morgan dhe isha në siklet. Qava sepse nuk e kisha menduar kurrë, por padyshim që më shqetësonte”.

 

 



bal