ShowBizzz

Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzëninë me futbollistin e njohur(FOTO)

Modelja shqiptare, Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez, Benjamin Pavard, do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kleofina, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video krah partnerit të saj, ku shfaqet duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Përmes këtij publikimi, modelja ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e shtatzënisë.

Çifti duket i lumtur për këtë etapë të re të jetës së tyre, ndërsa publikimi ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit dhe fansat e tyre.

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard u martuan në korrik të vitit 2025, në një ceremoni të zhvilluar në Abacia e Trinisë së Shenjtë, ku kurorëzuan lidhjen e tyre. Tashmë, çifti po përgatitet për ardhjen e fëmijës së tyre të parë.

Të Ngjashme