ShowBizzz

Moderator dhe baba i dy fëmijëve/ Ja kush është banori misterioz që pritet të futet në “Big Brother VIP”(FOTO)

Një banor i ri do t’i bashkohet shtëpisë së BBV ditën e martë. Ai u prezantua në “Fan Club” i maskuar.

Burime për “XL Social Media” bëjnë me dije se banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.

Që në prezantimin e tij në “Fan Club”, Amarildo ka ‘trazuar’ ujërat. Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.

“Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.

Teksa fliste, ai tregoi se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.