Dita e sotme është një nga ditët më të veçanta për moderatoren Dojna Mema dhe kompozitorin Vlashent Sata të cilët festojnë ditëlindjen e parë të djalit të tyre Nolan Sol.
Përmes një postimi në instagram Dojna e ka uruar vogëlushin e saj duke shkruar:
“Një vit me burrin që mund të më bëjë ç’të dojë dhe prap nga mbrapa do më ketë”.
Dojna Mema me djalin e saj
Dojna dhe Vlashenti janë njohur pas një interviste që moderatorja zhvilloi asokohe në emisionin që moderonte ‘Pop Culture’.