ShowBizzz

Moderatorja e njohur shqiptare sapo na konfirmoi se është në një lidhje dashurie

Prej shumë kohësh Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një lidhje dashurie. Mirëpo deri tani asnjëri nga ata nuk e ka pranuar këtë publikisht.

Së fundmi Megi ka qenë e ftuar në “Më Lër të Flas” ku sigurisht është ngacmuar në lidhje me jetën e saj sentimentale.

Mirëpo si gjithmonë ajo zgjodhi t’i bënte bisht bisedës dhe të mos përgjigjej.

“Jam e lapsit dhe e letrës. Jam shumë teorike,”-u shpreh Megi kur u pyet për romancën e saj.

Çfarë donte të thonte më këtë nuk e kuptuam, por duket se ajo nuk do ta konfirmojë kurrë me gojën e saj lidhjen me futbollistin.