Lajme

Moderatorja e sportit që po përflitet se do zërë vendin e Zhaklina Lekatarit

Përveç banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, edicionin e kaluar një bujë të madhe mediatike patën edhe opinionistët, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari.

Arbëri shpesh herë komplimentohej për opinionet e tij, ndërsa Zhaklin është vënë në “shënjestër” kritikave të ndjekësve dhe fansave të çiftit “Kiara-Luiz”.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” ku ka folur dhe për këtë eksperiencë të sajën, për të cilën tha se e kishte rritur profeisonalisht.

Ndonëse më herët dha një përgjigje kategorike “jo” për të qenë sërish pjesë e Big Brother Vip, si opinioniste, kësaj here Zhaklina ka thënë të kundërtën.

“Po, pse jo!”, iu përgjigj Zhaku pyetjes së bërë se nëse do i bëhej ftesa për të qenë sërish opinioniste, do të pranonte apo jo.

Ndërkohë, lart e poshtë po qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm të Big Brother Vip. E lidhur me këtë Zhaku tha: Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…