ShowBizzz

Moderatorja “habit” me deklaratën: E kisha tmerr t’i shihja prindërit duke u puthur…

“A duhet të puthen prindërit në sy të fëmijëve?”, ishte kjo tema e cila u trajtua mënjgesin e sotëm në emisionin “Shije Shtëpie”. Lidhur me këtë temë, moderatorja e programit, Katerina Trungu ka ndarë pak nga eksperienca e saj personale teksa është shprehur se e ka patur tmerr kur shikonte që prindërit putheshin në sy të saj. Ndjehej e bezdisur por jo vetëm kaq! Ajo ishte dhe xheloze për këtë gjë.

“Unë kur kam qenë e vogël e kisha tmerr t’i shihja prindërit e mi duke u puthur. Vërtet, e kam pasur bezdi domethënë, bëhesha shumë xheloze, e kisha shumë problem të putheshin dhe më duket sikur kjo gjë ka ndikuar gjithmonë”, -tha ajo.

E pyetur nëse tani ajo dhe partneri puthen në sy të fëmijëve, Katerina tha:

“Me kujdes shumë, patjetër. Jo, jo, nuk para… jam e kujdesshme.”

Psikiatrja Belina Pupa ndërhyri për ta pyetur nëse ajo bëhej xheloze kur prindërit puthnin vëllain.

“Unë jam e para, vëllai s’ka qenë kur unë i kisha këto krizat e xhelozisë. Unë nuk mund ta shihja tim atë të puthte mamin se isha unë aty, i ndaja, hyja në mes direkt. Kam qenë e tmerrshme”, -u shpreh moderatorja.