ShowBizzz

Moderatorja shqiptare thotë se dëshiron të rifutet në “BBV”

Eftuar në një emision televiziv, ka qenë Xhensila Pere. Ajo dhe Ronaldo Sharka janë përballur dhe pajtuar pas gati 4 vitesh, që nga sherri i bujshëm televiziv. Sakaq, Pere rrëfeu edhe të rejat nga jeta e saj si kurrë më parë!

Ka qenë një dy vjeçar shumë i lodhshëm por me probleme jetësore. Kështu që sot mund ta them me plot gojën që jam mirë dhe jam shumë e lumtur sepse më në fund po thith oksigjen.

Xhensila ka zbuluar edhe ndjesitë e saj kur rikthet në ambientet e Top Channel.

Kthehesh në shtëpi sepse unë kam dalë nga ky televizon dhe mund të them që ka shënjuar në të gjithë rrugëtimin tim sepse më ka ndihmuar falë asaj eksperience që unë kisha.

Rikujtojmë se Xhenila ka qenë finaliste e edicionit të tetë të “Big Brother” dhe kur u pyet nga Ronaldo nëse do ta provonte sërish si eksperiencë ajo u shpreh se:

Po, nuk kam nevojë fare të mendohem. Po, sepse unë e kam shijuar atë Big Brother dhe kam bërë atë çfarë më tha zemra. Nuk kam asnjë peng, asnjë pendesë dhe do ta ribëja. Do të hyja tek Big Brother VIP. Do të më pëlqente.



ks