Këngëtarja amerikane, Olivia Rodrigo, në një performancë të fundit në Melburn të Australisë ka pasur një situatë të sikletshme ku ka rënë në një gropë në mes të skenës.
Teksa vraponte për të përshëndetur fansat, ajo u nis drejt mesit të skenës dhe ra në një vrimë që i shërben asaj për të ardhur e për të dalë me shpejtësi nga skena.
Olivia u ngrit shpejt dhe i tha audiencës se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Fansat komentuan rënien e saj, disa prej tyre theksuan se ishte një moment i çuditshëm, ndërsa të tjerë thanë se do të qëndronin në vrimë dhe do të qanin nëse do t’u ndodhte.
Si për kujtesë, ylli amerikan muaj më parë pati një tjetër skenë të sikletshme gjatë një perforance në Londër, por shpëtoi pa lëndime.
Artistja e famshme përkundër se e re në treg, po vazhdon të thyejë rekorde në muzikë.