ShowBizzz

Moment i sikletshëm për Beyonce, i bie fustani gjatë performancës live

Beyonce shmangu një incident të vogël gjatë shfaqjes së saj të fundit në Gjermani falë një prej kërcimtarëve.

Gjatë performancës në Hamburg, këngëtarja e “Cuff It”, 41-vjeçe, doli në skenë me një fustan rozë provokues të çarë në pjesën e këmbëve.

Ndërkohë që po performonte hitin “Break My Soul”, një nga rripat lart të fustanit filloi t’i rrëshqasë.

Për fat të mirë, një nga vëllezërit e grupit francez të kërcimit ‘Les Twins’ – që përbëhet nga Laurent dhe Larry Nicolas Bourgeius – u hodh në veprim, duke u shfaqur para Beyonces për të penguar turmën që bërtiste të mos shihte asgjë.