Një tërmet i fortë është ndjerë mbrëmjen e sotme në Napoli dhe zonat përreth.
Lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 19:46 dhe, sipas një vlerësimi paraprak të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka pasur magnitudë 4.7.
Pas goditjes së fortë, shumë banorë kanë dalë në rrugë pak para orës 20:00, pasi lëkundjet janë ndjerë në disa lagje të qytetit.
NEWS EMRAT/ Përfitoi rreth 30 MILIONË euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e BOSIT spanjoll!Deri në këto momente nuk raportohen dëme në ndërtesa apo persona të lënduar. Megjithatë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të kontrolluar gjendjen e strukturave.
Tërmeti ka shkaktuar gjithashtu probleme me energjinë elektrike në disa zona të Napolit. Ndërprerje janë raportuar veçanërisht në qendrën e qytetit, lagjen Chiaia dhe pjesën perëndimore të Napolit.
NEWS Djali i ish-deputetit socialist, Paulin Sterkaj sulmon Dea Mishel në protestë, reagon influencerja (Video)Për shkak të lëkundjeve sizmike, qarkullimi hekurudhor në linjat Cumana dhe Circumflegrea është pezulluar përkohësisht, me qëllim kryerjen e kontrolleve të sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nga EAV, kompania e transportit publik të Rajonit të Kampanias që menaxhon linjat hekurudhore në zonën e Fushave Flegreane.
Tërmeti ka ndodhur në një mbrëmje të veçantë për qytetin, i cili po zhvillon edhe një festë jozyrtare të tifozëve për 100-vjetorin e Napolit. Sipas organizatorëve, më shumë se 10 mijë persona kanë marrë pjesë në procesionin e tifozëve.
NEWS Dëshmi kyçe në “Plumbi i Artë”/ Zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit: Ja si e njoh Talo ÇelënPavarësisht panikut të shkaktuar nga lëkundjet, deri tani nuk ka raportime për pasoja serioze./Top Channel
