Rita Ora ditë më parë performoi në festivalin “The Mighty Hoopla” në Londër.
Këngëtarja 33-vjeçare performoi në skenë një numër hitesh të saj në festivalin muzikor të mbajtur në Brockwell Park, në jug të Londrës, shkruan The Sun.
Gjatë interpretimit të këngës “Anywhere” të dielën pasdite, Rita vendosi të zbriste tek publiku për t’i përfshirë ata në interpretim.
Megjithatë, në një video të ngarkuar në X, tregoi momentin kur 33-vjeçarja u përpoq të bënte dikë që t’i këndonte tekstet e saj.
E teksa u përpoq ta bënte këtë, Rita më pas filloi të këndonte një këngë krejtësisht ndryshe.
Pavarësisht gabimit, Rita dukej e pabesueshme gjatë performancës së saj në këtë festival.
Ajo kishte veshur një pallto të verdhë të ndezur përpara se ta hiqte ndërsa këndonte.
Këngëtarja e hitit “Girls” i mahniti të gjithë e veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të verdha dhe çizme me lidhëse.
Rita i stiloi flokët e saj bionde në kaçurrela të lirshme dhe kompletoi pamjen me një palë syze dielli të stilit retro.
Ylli performoi edhe hite të tjera si: “Your Song”, “Hot Right Now”, “Lonely Together” dhe “Praising You”.
Kjo vjen pak kohë pasi Rita ndau me publikun një përditësim mbi albumin e saj të katërt në ardhje.
Duke folur ekskluzivisht për The Sun, Rita tha: “Albumi po shkon shumë mirë. Po e pranoj, po e publikoj vetëm një këngë në një kohë për të qenë e sinqertë”.
“Nuk jam e sigurt se do të jetë gati për këtë vit. Por gjëja më e mirë në lidhje me labelin tim {BMG] është se unë kam kohë dhe ata janë vërtet të qetë kështu”, tha Rita Ora