Mbrëmjen e kaluar, banorët e mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP 3”, kanë vendosur që të shijojnë një darkë të qetë të ofruar nga Vëllai i Madh.
Banorët kanë zgjedhur që mbrëmjen të mos e kalojnë me debate të forta por të kujtojnë momentet më të bukura në shtëpi.
Ndërkohë që Franceska ka pyetur fillimisht Meritonin për momentin më të bukur në këtë shtëpi, ky i fundit nuk ka preferuar të përgjigjet dhe më pas ajo ka pyetur Romeon. Banori ka zgjedhur që të përgjigjet kështu:
E gjithë pjesa e dasmës mua më ka pëlqyer shumë. Edhe ajo pjesa para dasmës, të gjitha përgatitjet. Jo e kam jetuar, por më është dukur vetja në Dhërmi, nuk më është dukur fare këtu. Që nga momenti i ftesës aty, bisedat, përgatitjet, pastaj pritja në altar. Vetëm po mendoja pse nuk janë prindërit.
View this post on Instagram
lokimagazine