Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK, ku ka zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Teksa futej në ampientet e Prokurosisë së Posaçme, Kryemadhi shkëmbeu disa batuta me kameramanët e televizioneve.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Kryemadhi dëgjohet duke iu thënë kameramanëve: :Nuk jeni te protesta sot, paskeni shpëtuar?”.Më tej Kryemadhi komentoi protestën e dhunshme që ka paralizuar Tiranën prej dy ditësh.
“Kam adhurim për protestat, por ja, shoqëri civile tani çfarë të bëjmë. Po namin kishin bërë, kanë shkuar andej nga Ekonomiku, kur erdha në mëngjes s’kishin dalë akoma këta të Samiut”, shprehet ajo.
