Ndërsa kanë kaluar plot 3 muaj nga nisja e BBV3 dhe po afron fundi tashmë, situatat sa vijnë e agravohen në shtëpi.
Debatet vijojnë e dita-ditës bëhen më të rënda ku asnjëherë nuk mungojnë bullizimet, ulërimat, përplasjet (disa herë edhe fizike), kunjat, thyerjet e vazhdueshme të pjatave e gotave, e kjo situatë sa vjen e më shumë acarohet me afrimin e fundit ku duket se banorët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të prekur finalen.
Lidhur me gjithë situatat e ndodhura në BBV, ka reaguar edhe ish banorja e BBV1, aktorja Monika Lubonja, e cila përmes një postimi në Instastory shprehet se në shtëpi duhet të hyjnë psikiatrët, nisur nga gjendja e banorëve që po shohim përditë.
lokimagazine